Vushtrria më e prekura, pakujdesia e një personi bëri që të infektohen mbi 50 persona në dy familje

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë aktualisht është më e prekura nga Coronavirusit, teksa kryetari Xhafer Tahiri thotë se rastet e fundit shpërthyen shkaku i papërgjegjësisë së një personi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se gjatë vikendit kanë vizituar familjet që janë në vetizolim, derisa 4 nga to nuk kanë pranuar pako ushqimore nga Kryqi i Kuq, pasi që s’kanë pasur nevojë.

‘’Të dashur qytetarë, pakujdesia e një individi këtu e 1 muaj më herët, ka bërë që virusi të përhapet tek kaq shumë njerëz, vetëm në dy familje të mëdha janë mbi 50 të infektuar. Ata kanë shpërndarë virusin në mesin e familjarëve të tyre duke mos ditur që e kanë virusin sepse nuk kanë pasur simptoma. Prandaj ju lutemi, shmangni vizitat familjare, mbajeni distancën dhe mbani maskat’’, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Komuna e Vushtrrisë përmes Kryqit të Kuq, gjatë vikendit ka vizituar familjet që janë në vetizolim për shka të infektimit me Covid 19.

21 familje gjithsej janë vizituar, 4 nga keto nuk i kanë pranuar pakot ushqimore dhe higjienike, duke deklaruar që nuk kanë nevojë, shembull për solidaritet, ndërsa 2 familje kanë mbetur të vizitohen te hënën!

Të dashur qytetarë, pakujdesia e një individi këtu e 1 muaj më herët, ka bërë që virusi të përhapet tek kaq shumë njerëz, vetëm në dy familje të mëdha janë mbi 50 të infektuar. Ata kanë shpërndarë virusin në mesin e familjarëve të tyre duke mos ditur që e kanë virusin sepse nuk kanë pasur simptoma.

Prandaj ju lutemi, shmangni vizitat familjare, mbajeni distancën dhe mbani maskat.

Të ngjashme