Vushtrriasi i papërgjegjshëm me Coronovirus del rrugëve të qytetit, arrestohet nga policia

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar nga Vushtrria nuk ka përfillur rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për të qëndruar në vetizolim, pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, dhe ka dalur në qytet për t’u shetitur.

I njëjti person është arrestuar nga policia e Kosovës, dhe po rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Njësiti policor ka takuar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovari cili nuk ka respektuar vet-izolimin pasi i njëjti ishte pozitiv me Covid 19. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë që Vushtrria është shndërruar në vatër të re të Covid- 19, pasi së fundmi më së shumti raste u regjistruan në këtë komunë.

Të ngjashme