Xavi me fjalë të mëdha për Guiu

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Marc Guiu ishte protagonisti kryesor i duelit të dielës në mbrëmje të Barcelonës ndaj Athletic Bilbao, ku vendasit fituan me rezultatin 1-0.

Më pak se një minutë pas hyri në lojë, 17 vjeçari arriti të realizojë në debutim, duke i siguruar ekipit të Xavit 3 pikë.

“Ai ka sy për gol, është i talentuar. Më pëlqen shumë. Duke ditur lëndimet që kemi, duhet të shikojmë se çfarë kemi në shtëpinë tonë, pasi kemi shumë talentë.”, tha Xavi për mediet spanjolle pas ndeshjes.

Të ngjashme