Xhafer Tahiri ka pritur një grup afaristësh nga Turqia, diskutojnë për hapja e vendeve të reja të punës

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka pritur një grup afaristësh nga Turqia, ku së bashku me ta ka vizituar objektin vjetër të Shkollës në Pantinë.

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhaferi theksoi se fokusi kryesor do të jetë që objektet e shkollave të vjetra ti shfrytëzojnë për fabrika tekstili. Nismë kjo për hapjen e vendeve të reja të punës për gra.

Postimi i plotë:

Kam pritur sot një grup afaristësh nga Turqia dhe bashkë kemi vizituar objektin e vjetër të Shkollës në Pantinë. Objektivi ynë është që aty ku kemi ndërtuar shkolla të reja si në Pantinë, objektet e vjetra të shkollave të shfrytëzohen si fabrika tekstili apo fabrika të tjera e ku mund të krijohen vende të reja të punës për gra, sipas shembullit në Stanoc të Epërm.

Të ngjashme