Zjarrfikëset shqiptare i shkojnë për ndihmë, Greqia i kthen pas: Nuk kemi nevojë

Prishtinë | 23 Gus 2023 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i ka kthyer përgjigje Shqipërisë se Greqia nuk ma më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE.

Pas thirrjes për ndihmë, Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj me trupa tokësore, ku drejt shtetit helen ishin nisur zjarrfikëse nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana, të cilët për disa orë qëndruan në qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit.

Vetëm para pak minutash këto forca kanë marrë lajmërimin për t’u kthyer pas.
Nuk përjashtohet mundësia e ofrimit të ndihmës nga ana e Republikës së Shqipërisë në rast të nevojave të tjera në Greqi.

Edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka konfirmuar faktin se pala greke, përmes Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, ka njoftuar se nuk ju duhet ndihma e zjarrfikësve shqiptare.

Të ngjashme