11 për qind më shumë të hyra nga diaspora këtë vit

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Pikërisht në kohën kur kosovarët kishin më së shumti nevojë, bashkëvendësit që jetojnë në vende të ndryshme të botës kanë befasuar me dërgesat e tyre.

Në vitin më të vështirë që nga paslufta diaspora ka thyer edhe rekordin e remitencave.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, deri në shtator, 697 milionë euro kanë hyrë në Kosovë nga diaspora, apo 11 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Pjesa më e madhe e tyre janë nga Zvicra e Gjermania.

Me këto para financohet kryesisht konsumi I familjeve në vend. Megjithatë, paratë e diasporës nuk shkojnë vetëm për konsum. Një pjesë e madhe tyre janë investuar në patundshmëri, e biznese tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme