Rama për dënimin e krerëve të UÇK-së: Beteja nuk përfundon këtu

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas dënimit të krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Rama e ka cilësuar verdiktin si “të padrejtë dhe të rëndë”, duke thënë se beteja për të vërtetën dhe drejtësinë vazhdon.

“Por ky nuk është fundi. Beteja vazhdon për të vërtetën, për drejtësinë, për dinjitetin dhe për mbrojtjen e luftës çlirimtare të UÇK-së”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se në këto momente duhet të ketë unitet dhe ka shprehur mbështetje për familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Një verdikt mund të shënojë një moment të vështirë, por nuk e përfundon betejën për drejtësi. Ajo vazhdon institucionalisht, ligjërisht dhe me dinjitet”, ka deklaruar Rama.

Të ngjashme