Aksident trafiku në Malishevë, humb jetën një person

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e marte në fshatin Mleqan të Malishevës.

Policia bën të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës një mashkull dhe një femër kosovar/e. Si pasojë e aksidentit ngasësi mashkull ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme