Fillon montimi i serrave për bujqit suharekas

Suharekë | 12 Qer 2018 | 16:20 | Nga

Ekspertët e bujqësisë në Komunën e Suharekës kanë dalë në teren për të inspektuar një serrë me sipërfaqe prej 5 arësh, e cila është montuar në fshatin Samadraxhë.

I pranishëm së bashku me ekspertët ishte edhe drejtori për Bujqësi, Xhevxhet Gashi, i cili tregoi se kjo është serra e parë nga 12 sosh sa do të montohen me ndihmën e Komunës.

“Kemi filluar punën me serra. Për këtë vit do të shpërndahen 12 të tilla”, tha Gashi, i cili u zotua se Komuna do të jetë gjithmonë afër bujqve punëtorë.

Image may contain: 7 people, sky and outdoor

Image may contain: cloud, sky and outdoor

Të ngjashme