Komuna e Prishtinës ofron grumbullimin e mbeturinave në raste të renovimeve

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 19:52 | Nga

Komuna e Prishtinës njofton se Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave, në Shtojcën A, parasheh tarifat për shërbimet e caktuara. Në kuadër të kësaj, janë caktuar edhe vlerat që duhet të paguajnë konsumatorët me kontrata të veçanta, e që janë 10.5 euro për kontejnerin me vëllim 1.1 metër kub; dhe 40..8 euro për kontejnerin me vëllim 7.1 metër kub.

“Këto kontrata të veçanta shërbejnë edhe për largimin e mbeturinave të vëllimshme, në rastet kur qytetarët ose bizneset bëjnë renovime të shtëpive, banesave apo lokaleve të tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna bën thirrje që mbeturinat nga renovimet të mos hidhen pranë kontejnerëve të lagjes. “Shfrytëzoni shërbimin që e ofron Komuna dhe Kompania ‘Pastrimi’, ashtu që të kontribuojmë të gjithë për një Prishtinës sa më të pastër”.

Të ngjashme