Ekonomia Online
FUNDIT

Në Infektivë po trajtohen 48 raste me Coronavirus, 6 të shëruar lirohen gjatë ditës

Në Infektivë po trajtohen 48 raste me Coronavirus, 6 të shëruar lirohen gjatë ditës

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë të hospitalizuar gjithsej 58 raste. Prej tyre, të diagnostikuar me Covid-19, janë gjithsej 48 raste. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon: 35 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin […]

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë të hospitalizuar gjithsej 58 raste.

Prej tyre, të diagnostikuar me Covid-19, janë gjithsej 48 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

35 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot, do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Të ngjashme