Pastrohet rruga dhe trotuari në rrugën “Gëzim Hamza-Piktori” në Rahovec

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 09:22 | Nga

Pas reshjeve të mëdha të shiut të rënë ditëve të fundit përveç vërshimeve në bujqësi, probleme janë krijuar edhe në infrastrukturë rrugore, probleme këto që tani më janë evituar apo janë në evitim e sipër nga Komuna e Rahovecit.

Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka thënë se pas reshjeve të mëdha të ditëve të fundit, rruga “Gëzim Hamza-Piktori” në qytetin e Rahovecit ishte vërshuar nga ujërat e rrëmbyeshëm, ndërsa gjatë ditë së enjte operatori i kontraktuar nga Komuna, ka bërë pastrimin e rrugës dhe trotuarit të kësaj rrugë.

Drejtori Krasniqi potencon faktin se intervenime në infrastrukturë si pasoj e vërshimeve, ka pasur edhe në rrugët tjera nëpër lokalitete të ndryshme të Komunës.

Të ngjashme