Ekonomia Online
FUNDIT

Qeveria lokale në Sarajevë shpall gjendje alarmi për shkak të ndotjes së ajrit

Qeveria lokale në Sarajevë shpall gjendje alarmi për shkak të ndotjes së ajrit

Pushteti lokal në Sarajevë ka shpallur gjendje alarmi të enjten, pasi kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës është njëri ndër qytetet më të ndotura në botë në ditët e fundit, sipas parashikuesit të cilësisë së ajrit, AirVisual. Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, u rendit në vendin e 16-të si qyteti më i ndotur në botë të enjten […]

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, u rendit në vendin e 16-të si qyteti më i ndotur në botë të enjten në orën 11:00, sipas AirVisual.

Vetëm Lahores në Pakistan dhe Nju Delhi në Indi ishin dy qytetet më të ndotura se Sarajeva në gjithë botën mëngjesin e së enjtes. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, është renditur si vendi i nëntë më i ndotur në botë të enjten.

Indeksi i ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës ishte 290 dhe ishte në një nivel që tregon ajër shumë të pashëndetshëm.

Problemi më i madh është përqendrimi i mikrogrimcave të rrezikshme të pluhurit prej PM 2.5, pasi në ajër kishte 245 mikrogramë për metër kub, që është 49 herë më shumë se sasia e toleruar nga standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të ngjashme