Rrahu gruan dhe djalin, një muaj paraburgim

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 16:38 | Nga

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit E. I. në kohëzgjatje prej një muaji.

Ai dyshohet se dje ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij V. Z. dhe gruas së tij F. Z. me ç’rast kjo e fundit është dashur të marr ndihmën mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale sulm lëndim i lehtë trupor.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurin.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme