Sekuestrohet vila e ish-kryeministrit Sali Berishës në Gjirin e Lalzit

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Vila në Gjirin e Lalzit e ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, është sekuestruar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-kryeministrit, Sali Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, raporton TCh.

Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa Berisha e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

Të ngjashme