Të ndalet praktika e të punuarit edhe në QKUK edhe në ordinanca private

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), prof. dr. Arsim Morina, ka thënë se duhet të ndërpritet ndarja e buxhetit për shërbime jashtë vendit në mënyrë që ky buxhet të investohet në Kosovë, por përjashtim të kenë vetëm rastet specifike.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se ka raste kur pacientët me tumor kanë kërkuar ndihmë mjekësore jashtë vendit, por shpëtimin e kanë gjetur sërish në Kosovë, në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Ai ka thënë se është kundër praktikës që mjekët të punojnë edhe në sektorin publik, edhe në atë privat.

Morina ka thënë se dikujt po i konvenon që të kontrabandojë me pacientët nga sektori publik në atë privat.

Në këtë intervistë, Morina ka folur edhe për ikjen e kuadrit shëndetësor nga Kosova.

Ai ka thënë se Kosovën po e lënë profesionistët, ata që kanë përfunduar fakultetin dhe specializimin me meritë.

Të ngjashme