Ekonomia Online
FUNDIT

UBT fton studentët që të aplikojnë për bursa studimi në SHBA, përmes programit “Fulbright Foreign Student Program”

UBT fton studentët që të aplikojnë për bursa studimi në SHBA, përmes programit “Fulbright Foreign Student Program”

UBT njofton studentët se Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studime të nivelit master përmes programit, “Fulbright Foreign Student Program”, për vitin akademik 2019-2020. Afati i fundit për aplikim në këtë program është data 31 maj 2018. Fulbright Foreign Student Program është projekt i përbashkët Departamentit të Shtetit […]

UBT njofton studentët se Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studime të nivelit master përmes programit, “Fulbright Foreign Student Program”, për vitin akademik 2019-2020.

Afati i fundit për aplikim në këtë program është data 31 maj 2018.

Fulbright Foreign Student Program është projekt i përbashkët Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe Qeverisë së Kosovës dhe i njëjti ofrohet edhe nëpër shtete të tjera.

Granti ose kohëzgjatja e bursës përfshin një periudhë kohore 1-2 vjeçare.

Programi ka sjellë disa nga mendjet më të mira të botës në kampuset e SHBA-ve, duke u ofruar pjesëmarrësve të programit njohuri mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane. Shumë përfitues të këtyre bursave kanë filluar karrierat e tyre shumë më herët, por, pas studimeve, kthehen për të marrë pozita udhëheqëse në vendet e tyre, shpesh duke punuar në universitete ose në shërbimin qeveritar.

Kërkesat për aplikim:

-Diplomë universitare e nivelit bachelor;

-Aftësi të mira të gjuhës angleze, në nivelin që studentët të jenë në gjendje t’i ndjekin studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

-Duhet ta ketë Shtetësinë e Kosovës dhe / ose vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

-Shumica e fushave të studimit janë të përshtatshme me përjashtim të studimeve mjekësore.

Një aplikim i plotë përfshin:

– Një formular aplikimi të dorëzuar në internet nëpërmjet EMBARK (mos dorëzoni një kopje letre në Ambasadën e SHBA-ve, në Prishtinë)

– Një deklaratë e detajuar e aktivitetit të propozuar

– Një CV të detajuar

– Tri letra reference

Aplikacionet duhet të plotësohen në gjuhën angleze dhe përfshijnë

Aplikimi duhet të bëhet online në linkun: https://iie.embark.com/apply/ffsp

Për të dhëna të detajuara mbi kërkesat dhe mënyrën e aplikimit, lexoni në linkun:

https://xk.usembassy.gov/education-culture/exchange-programs/fulbright-foreign-student-program-masters-degree/

Të ngjashme