Ekonomia Online
FUNDIT

19 të dyshuar në paraburgim për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë

19 të dyshuar në paraburgim për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Mitrovicë përmes gjyqtares së procedurës paraprake, Marigona Lajqi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 19 të pandehurve, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit iu […]

Gjykata Themelore në Mitrovicë përmes gjyqtares së procedurës paraprake, Marigona Lajqi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 19 të pandehurve, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit iu është caktuar të pandehurve me inicialet: A.B., D.S., N.M., B.M., R.S., A.I., B.I., B.S., F.M., M.S., B.B., A.R., A.M., N.H., D.M., A.M., Sh.A., Xh.S., F.D.

Paraburgimi sipas aktvendimit, të pandehurve u llogaritet nga data 18.04.2026, е do të zgjasë deri me datën 18.05.2026.

Të ngjashme