AKI zbuloi vendondodhjen e kosovarit të dyshuar për vrasje në Norvegji

Prishtinë | 21 Shk 2024 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Pas dy vite e gjysmë në arrati, Visar Avdyli u arrestua në Ferizaj të Kosovës përgjatë ditës. Ai po kërkohej nga autoritetet ndërkombëtare, saktësisht nga Norvegjia (shteti ku dyshohet të ketë kryer krime).

Gazeta Insajderi ka mësuar nga burime të saja përbrenda njësitit ‘FAST’ se vendndodhja e Visar Avdylit u zbulua nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Visar dhe Valon Avdyli, vëllai i tij, u akuzuan për vrasjen e Hamse Hashi Adan, 20 vjeçar, shtetas i Norvegjisë, në Mortensrud, qytet në shtetin respektiv.

Nga ajo çka thuhet në mediat norvegjeze, Hamse u vra në shkollë më 7 tetor 2021. Ai pësoi plagë pasi u sulmua me armë zjarri dhe u dërgua në spital me lëndime kritike. Viktima vdiq të nesërmen, pasi nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve.

Visar Avdyli 34-vjeçar, së bashku me vëllain e tij të madh, Valon Avdyli 37-vjeçar, ishin në kërkim ndërkombëtar për vrasjen që nga tetori i vitit 2021.

Të dy vëllezërit kosovarë kanë qenë më parë të dënuar për terrorizëm.

Në vitin 2016, dy vëllezërit u bënë të parët në Norvegji që u dënuan sipas seksionit të ri të terrorizmit.

Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terroriste IS, ndërsa Visar Avdyli u dënua se kishte tentuar t’i ofronte mbështetje materiale IS-it përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.

Të ngjashme