Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

Prishtinë | 23 Maj 2024 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi .

Ai tashmë është ndaluar për 48 orë.

“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, pasi ka qenë në arrati pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda është ndaluar për 48 orë, pas arrestimit të tij dhe pas lokalizimit nga policia e Kosovës”, ka thënë ai.

Gashi dyshohet se pas një mosmarrëveshje i ka plagosur me armë zjarri tre persona në Pejë.

Të ngjashme