Arrestohet babai, rrahu dy vajzat e mitura

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nga Lipjani, pasi dyshohet se ka rrahur dy vajzat e tij të mitura.

Rasti ka ndodhur të mërkurën dhe është cilësuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme