Arrestohet një e dyshuar, tentoi të fuste substancë narkotike në burgun e Dubravës

Prishtinë | 24 Pri 2024 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një e dyshuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë sepse e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë

Një e dyshuar është arrestuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë sepse e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje.

“Q. Korrektuese, Dubravë, Istog 23.04.2024-13:12. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila është sekuestruar dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Të ngjashme