Arrestohet një i dyshuar për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm

Prishtinë | 23 Maj 2024 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë gëzhoja fishekësh të po të njëjtës armë.

“Stacioni Policor në Gjakovë pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Damjan në Gjakovë, menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe është arritur të arrestohet i dyshuari S.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme