Arrestohet trafikuesi i narkotikëve dhe konfiskohen mbi 33kg marihuanë

Prishtinë | 23 Shk 2024 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Policia  e Kosovës, respektivisht Sektori i Hetimeve nga Departamenti për Kufi gjatë realizimit të një plani
operativ, më 22.02.2024, në bjeshkët e fshatit Vermicë ka vërejtur dy persona të dyshuar duke hyrë nga
territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore në
mënyrë të paligjshme.

Personat e lartcekur janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara, ku pasi të
njëjtit kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policor janë urdhëruar që të ndalohen,
mirëpo të njëjtit kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, njëri nga ta është arritur të
ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë.

Ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11 (njëmbëdhjetë) paketime në sasi prej 33.800 kg
(tridhjetë e tre kg e tetëqind gram), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent dhe rasti i kompletuar së bashku me substancën e
dyshuar i dorëzohet Drejtorisë per Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren për trajtim të mëtutjeshëm.

Të ngjashme