Ekonomia Online
FUNDIT

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan

Dy persona janë goditur nga një veturë sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi edhe për gjendjen e të lënduarve. “Janë jashtë rrezikut për jetën. Kanë marrë tretman mjekësor në emergjencen e spitalit rajonal, nuk kanë lëndime serioze. Pas […]

Dy persona janë goditur nga një veturë sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi edhe për gjendjen e të lënduarve.

“Janë jashtë rrezikut për jetën. Kanë marrë tretman mjekësor në emergjencen e spitalit rajonal, nuk kanë lëndime serioze. Pas marrjes së trajtimit janë liruar në shtëpi”, deklaroi Gashi.

Gashi bëri të ditur se rasti po hetohet dhe vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga hetuesit rajonalë të aksidenteve.

Të ngjashme