Ekonomia Online
FUNDIT

Dy të lënduar në aksidentin në Pejë, vetura përfundon në lumë

Dy të lënduar në aksidentin në Pejë, vetura përfundon në lumë

Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku në mes të dy veturave në Pejë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar për një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy […]

Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku në mes të dy veturave në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar për një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore,” tha Rugova.

Sipas pamjeve të publikuara, njëra nga veturat ka përfunduar në lumë tek ish-tregu i gjelbër, RTV Dukagjini.

Të ngjashme