Gjendet i vdekur një person në Viti

Prishtinë | 23 Mar 2024 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur i vdekur afër një objekti në Viti.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, derisa me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Viti 22.03.2024-09:00. Është raportuar, se afër një objekti, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, raporti i plotë i Policisë.

Të ngjashme