Gjobë ndaj dy personave në Ferizaj që drejtuan motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt

Prishtinë | 21 Pri 2024 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Komunikacionit Rrugor, mbëmë rreth orës 20:00 në Ferizaj ka ndaluar dy persona, të cilët po drejtonin motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt.

“Ndaj personit V.R ( M/K) i moshës 25 vjeçar policia i ka shqiptuar një gjobë për kundërvajtje prej shtatëqind (700) euro, tri  (3) pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe i konfiskoi motoçikletën, sepse po drejtonte motoçikletën pa kategori përkatëse dhe pa regjistrim   ndërsa ndaj personit F.M (M/K) i moshës 16 vjeçar policia inicoi një fletëparaqitje pēr gjykatë, sepse po drejtonte motoçikletën pa patentë shoferi dhe pa regjistrim. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek motoçiklistët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë

Të ngjashme