U.D Presidentja e Kosovës, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me vdekjen e Yllka Fejzullahut, drejtoreshë e arsimit në Komunën e Shtimes.
Ajo ka thënë se Yllka, bashkaktiviste e ditëve të para të Lëvizjes, kryetare e GVV-së, mike e afërt dhe asambleiste, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në çdo hap të saj.
Postimi i saj i plotë:
Humbja e parakohshme e Yllka Fejzullahut, është lajm thellësisht pikëllues për të gjithë ne.
Yllka, bashkaktiviste e ditëve të para të Lëvizjes, kryetare e GVV-së, mike e afërt dhe asambleiste, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në çdo hap të saj.
Yllkën do ta kujtojmë përherë për qetësinë, forcën dhe përkushtimin e saj. Për vlerat që la pas dhe për shembullin që dha.
Ju shpreh ngushëllime familjes, bashkaktivistëve dhe gjithë atyre që e njohën.
Do të na mungosh shumë. U prehsh në paqe.