IKShPK: 26 rastet e konfirmuara dje ishin në vetizolim

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike ka dhënë detaje të marten për 26 rastet e konfirmuara me koronavirus të një dite më parë.

Përmes një njoftimi, IKShPK ka bërë të ditur se e ka intensifikuar hulumtimin aktiv të të gjitha rasteve të dyshimta.

“Nga njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara 26 raste pozitive në SARS CoV-2”, shkruan në njoftim

Ky institut bën të ditur se të gjithë kanë qenë në vetizolim.

“Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e Institutit Kombëtar”, sipas IKShPK-së.

“Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës (Llashkadrenoc, Senik, Carallukë, Damanek, Bubavec, Panorc), 11 raste nga Gjilani (Vrapqiq) dhe një punëtor shëndetësor nga Gjakova”, shkruan në njoftim.

Të ngjashme