Ngjarjet e ditës: 28 tetor 2021

  • 08:00 - 19:00

    Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla “1 Tetori”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. (Hagë)

  • 10:00

    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Qendror Zgjedhor shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për kryetarë të komunave. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

  • 10:00

    Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri “Faruk Begolli”, Kolegji AAB)

  • 11:00

    Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Një delegacion i Inspektorëve Shëndetësor nga Shqipëria, priten në takim nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha. (Objekti i MSh) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 11:00

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava pret një delegacioni të lartë  nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Inaugurohet Qendra e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Mbrapa pompës Exfis)

  • 11:30

    Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Zyra e Bashkimit Evropian dhe Këshilli i Evropës, lansojnë fushatën “Ndale urrejtjen. Shpërndaje dashurinë”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahen homazhe për regjisoren Burbuqe Berisha. (Teatri Kombëtar) 

  • 13:00

    Kryeministri Albin Kurti bën homazhe për regjisoren Burbuqe Berisha. (Teatri Kombëtar)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Kryeministri Albin Kurti viziton Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). (Objekti i ATK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Bëhet varrimi i regjisores Burbuqe Berisha. (Varrezat e qytetit, Prishtinë) 

  • 16:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga VV-ja, Mytaher Haskuka, mban konferencë për media. (Zyret e VV-së, Prizren)

  • 18:00

    ETEA shënon shtatë vjetorin e themelimit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”)

     

Kalendari Arkiv