Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë Covid-19 për NVM-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të projektit të Parkut Teknologjik të Integruar Bujqësor. (Vragoli, Fushë-Kosovë)
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Islam Thaqi, bëjnë përurimin e objektit të Qëndrimit Ditor për Pensionistë. (Prizren)
Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vetingut në sistemin e drejtësisë. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P-38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim i projektligjit për Provimin e Jurisprudencës. E ftuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Kjo ngjarje anulohet.
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Ndërtesën e ish-Ombuspersonit)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për Kuvendet Komunale. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura për qytetin e Prizrenit. (Objekti i impiantit, fshati Vlashnjë)
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, prezanton në takimin me biznese programin për ekonomi. Merr pjesë kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza. (Parku i qytetit, restaurant “Andrra”)