Ngjarjet e ditës: 30 qershor 2022

  • 09:30

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton Projektligjin për Ushqim me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 09:30

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend të ditës është debati parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale; shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit; i Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave etj. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Oda Amerikane, në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, organizon ngjarjen “Digjitalizimi i Administratës Tatimore të Kosovës: Diskutim me Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet ceremonia hapëse e bibliotekës shkollore, në kuadër të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit”. Merr pjesë dhe Hristo Gudjev, ambasador i Bullgarisë në Kosovë. Me këtë rast, do të organizohet edhe një diskutim joformal me temën “Libri, edukimi dhe mendimi kritik”. (ShFMU “Afrim Gashi”, Hajvali)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 10:00

    Pronarët e kompanive të autobusëve së bashku me punëtorët e tyre do të protestojnë në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve të punës gjegjësisht pengimi i tyre nga “kombit ilegal”. (Para objektit të Komunës së Vushtrrisë) 

  • 12:00

    Mbahet takimi i parë publik i kryetarit të Vitisë Sokol Haliti me qytetarë. (Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, Viti)

  • 14:00

    Inaugurohet Biblioteka shkollore në ShFMU “Vëllezërit Frashëri”. (Lipjan)

  • 14:00

    Mbahet ceremonia hapëse e bibliotekës shkollore, në kuadër të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit”. Me këtë rast, do të organizohet edhe një diskutim joformal me temën “Libri, edukimi dhe mendimi kritik”. (ShFMU “Vëllezërit Frashëri”, Lipjan)

     

  • 14:00 - 16:00

    Me rastin e vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj, të enjten, më 30 qershor, Komuna e Rahovecit organizon ceremoninë mortore.

    14:00 – Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

    15:00 – Mbledhje komemorative, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

    16:00 – Ceremonia e varrimit të poetit të ndjerë, në varrezat e qytetit të Rahovecit.

    Pas varrimit – Orë poetike me krijimtarinë letrare të poetit Xhevdet Bajraj, në kafenenë “Hardhia” në Rahovec.

  • 14:00- 17:00

    Mbahet ceremonia përkujtimore për regjisoren dhe producenten Vjosa Berisha, sipas kësaj agjende:

    14:00-15:00 Homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës. ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

    15:00-16:00 Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës

    17:00 Varrimi në varrezat e Prishtinës (Arbëri).

  • 16:30

    Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia viziton Gjakovën, ku do të takohet me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini. (Kabineti i kryetarit)

  • 18:30

    Promovohet libri “Barrë dhe Bekim” i autores shqiptare me bazë në Zvicër, Shqipe Sylejmani. (Muzeu Etnologjik)

Kalendari Arkiv