Ngjarjet e ditës: 18 shkurt 2025

  • 09:00-16:30

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)***Ngjarja transmetohet live ne facebook.

     

  • 09:00 -14:00

    Mbahet konferenca ndërkombëtare “E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomacisë publike” në Universitetin amerikan të njohur për studime ndërkombëtare dhe diplomatike, Elliott School of International Affairs. (Linder Family Commons Room, Elliott School of International Affairs)

  • 10:00

    GLPS mban konferencë për media lidhur me Padinë kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për konkursin për Sekretar të Përgjithshëm. (Zyrat e GLPS) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ish-korrespodentja e CNN në Lindjen e Mesme, Arwa Damon, do të flasë me gazetarët për karrierën e saj të jashtëzakonshme, gjatë së cilës i ka fituar 5 Çmime Emmy. Ajo do të paraqesë edhe punën që e bën me organizatën humanitare që udhëheq, INARA, sidomos në Gaza. (Libraria Dukagjini) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Departamenti i Historisë organizon tryezë diskutimi me temën: “Roli i lëvizjeve studentore shqiptare të viteve 1968, 1981, 1990 dhe 1997 në Luftën për Liri, Pavarësi dhe Demokraci”. (Fakulteti Filozofik, salla 127) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në një ceremoni të veçantë do të ndajë Dekorata Presidenciale, për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e Filarmonisë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    AVONET mban konferencë për media. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj) 

  • 17:00

    Shfaqet filmi dokumentar “Ngjitja në maje” e ish-korrespondentes së CNN-it në Lindjen e Mesme, Arwa Damon (Kino Armata)

  • 17:00

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, mban konferencë për media lidhur me progresin e numërimit të vendvotimeve dhe verifikimin e pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës përmes postës. (Salla e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Komuna e Vushtrrisë, mban koncert solemn në nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    “Për nderë të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, jepet shfaqja e filmit “Besniku&Julius”, një histori lufte, mbijetese dhe ribashkimi. (Ish-ndërtesa e Gërmisë, Prishtinë) 

Kalendari Arkiv