Ngjarjet e ditës: 20 shkurt 2025

  • 10:00

    Instituti Albanologjik në Prishtinë dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, organizojnë tryezë shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. (Salla shkencore e Institutit Albanologjik, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet seancë gjyqësore në rastin e vrasjes së dy vëllezërve Islamaj në Madanaj të Gjakovës. (Gjykata Themelore, Gjakovë) 

  • 11:00

    Mbahet manifestimi qendror i Javës së Minatorëve. (Mensa e punëtorëve në Stan Tërg).

  • 13:30

    Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, inauguron “Laboratorin e Gazetarisë Mobile & UPpodcast”. (Fakultetit të Filologjisë në UP) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me projektin “Enabling Income Generation for the Poor” (EnInGeP) të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) do të nënshkruajnë marrëveshjen për skemën e granteve për dixhitalizim. (Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministria e Ekonomisë bën hapjen publike të aplikacioneve të dorëzuara nga ofertuesit potencial, pas përmbylljes së Kërkesës për Kualifikim për Procesin e Ofertimit Konkurrues për Ankandin e Erës. (Ndërtesa e Ministrisë së Ekonomisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv