Ngjarjet e ditës: 28 shkurt 2025

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, do t’i drejtohet opinionit publik dhe gjithë besimtarëve myslimanë me mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit të bekuar Ramazan. (Salla e Konferencave e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

     

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Asamblesë së Akademisë së Shkencave. (Salla Aleks Buda)

     

  • 11:00 - 12:00

    Rrjeti i OJQ-ve për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, mban  konferencë për media mbi sfidat e diskriminimit dhe përjashtimit social me të cilat përballen këto komunitete në Kosovë. (Hotel Sirius) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), mban takimin e rregullt. (Salla e takimeve të KGJK-së)

  • 14:00

    HANDIKOS shënon Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, nën moton ”ASGJË PA RROTA!” (Prishtina Mall) 

     

     

  • 14:45

    Mbahet ceremonia e varrimit e fotoreporterit, Alban Bujari. (Varrezat e Prishtinës në Dragodan) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 18:00

    Policia e Kosovës organizon konferencë për media, merr pjesë ministri i MPB-së  Xhelal Sveçla,  drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend HOXHA dhe zv drejtori i DRP Mitrovicë Veri Veton Elshani, (Ndërtesa e Drejtorisë Rajonale të Policisë-Mitrovica Veri)

Kalendari Arkiv