Ngjarjet e ditës: 25 shkurt 2025

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët, (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live në facebook.

  • 10:00

    Instituti Albanologjik i Prishtinës organizon konferencën shkencore me temë: “Kosova gjatë shekullit XIX: Një vështrim shkencor mbi dinamikat sociale”. (Instituti Albanologjik) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 11:00

    Albanologia Anna Di Lellio mban një ligjëratë “Leksione albanologjike”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 12:00

    Mbahet ceremonia e varrimit të kryetarit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini. (Varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës) ***Mbulohet me kamerë nga EO

     

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 14:00

    Me ftesë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mbahet seancë urgjente për miratimin e buxhetit për vitin 2025. (Komuna e Gjilanit) 

  • 20:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës organizon për herë të 9-të ceremoninë e përzgjedhjes së Laureatëve të Vitit 2024. (Klan Arena)

Kalendari Arkiv