Ngjarjet e ditës: 16 prill 2025

  • 08:30

    Zyra e Rregullatorit për Energji mban mbledhjen e radhës. (Zyret e ZRrE-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet shqyrtimi fillestar për rastin “Foshnja në Lavatriçe”. (Gjykata Themelore e Pejës)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 12:30

    Agjencia Kosovare e Privatizimit, mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve në ora 10:00. (“Salla e konferencave – Hoteli Grand”) 

     

    Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30. (“Salla e konferencave – Hoteli Grand”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahen homazhe në nderim të 15 qytetarëve të zhdukur, të cilët edhe pas 26 vitesh mbeten të pagjetur, ndërsa fati i tyre vazhdon të jetë i panjohur. (Obelisku në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj)

     

  • 14:00

    Mbahet ceremonia e ndarjes së certifikatave të trajnimit “Mbrojtja e VIP-ave”, më 16 prill 2025, në prani të personaliteteve të larta nga Kosova dhe Türkiye. (Kampi i Njësitëve Speciale “Vrella” Sllatinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv