Kërcënoi gjyqtarin, prokurorin e policët, arrestohet një burrë në Ferizaj

Prishtinë | 24 Pri 2024 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Ferizaj, pasi ka kërcënuar fyer gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë.

Atij më pas i është bastisur shtëpia, mirëpo nuk është gjetur asgjë.

“Gjykata Themelore dega Fushë Kosovë  23.04.2024 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme