Kryetari Latifi raporton para qytetarëve për punën njëvjeçare

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Bazuar në nenin 68 paragrafi 1 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Nr. 03/L-040, në bazë të neneve 23,24 dhe 25 të Statutit të komunës së Rahovecit, nenit 7 pika 1 të Rregullores Komunale për Transparencë si dhe njoftimin e bërë publik me 06.12.2018 , në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi ka mbajtur sot debatin e dytë publik me qytetarë.

Të pranishëm në debat ishin kryetarët e lagjeve dhe fshatrave, qytetarë, përfaqësues të Qendrës Rinore SHL-Kosova dhe Sead Raba përfaqësues i OSBE-së zyra në Rahovec.

Në këtë takim, Kryetari Latifi, e ka prezantuar punën njëvjeçare të qeverisë Komunale në Rahovec, si dhe është përgjigjur në pyetjet që i kanë papashtruar të pranishmit.

Fillimisht, Kryetari Latifi, ka paraqitur investimet e bëra, dhe ato të cilat janë duke u realizuar duke filluar me Drejtoritë përkatëse të cilat janë Komunën e Rahovecit.

Në fund Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, është përgjigjur në pyetjet e drejtuara nga të pranishmit, si dhe i ka dëgjuar edhe sugjerimet e tyre.

Të ngjashme