Ekonomia Online
FUNDIT

Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen

Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e akademikut, Rexhep Qosja, raporton Ekonomia Online. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se Rexhep Qosja ishte një figurë e shquar e mendimit shqiptar, studiues, shkrimtar dhe veprimtar i palodhur për çështjen kombëtare. “Sapo e kemi pranuar një lajm të hidhur për ndarjen nga […]

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e akademikut, Rexhep Qosja, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se Rexhep Qosja ishte një figurë e shquar e mendimit shqiptar, studiues, shkrimtar dhe veprimtar i palodhur për çështjen kombëtare.

“Sapo e kemi pranuar një lajm të hidhur për ndarjen nga jeta të akademikut, dhe intelektualet Rexhep Qosja. Rexhep Qosja ishte një figurë e shquar e mendimit shqiptar, studiues, shkrimtar dhe veprimtar i palodhur për çështjen kombëtare. Në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij ju ftojmë për një minutë heshtje”, ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme