Maqedonci pret një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes të ShBA-ve, tregon për çka u dakorduan

Prishtinë | 23 Shk 2024 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bashkë me Komandantin e FSK’së, Bashkim Jashari, kanë pritur sot në një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-ve.

Maqedonci ka thënë se janë dakorduar “për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit”.

“Së bashku me Gjenerallejtënant Jasharin si dhe zyrtarë dhe oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së pritëm delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-ve me të cilët zhvilluam konsultimet bilaterale të mbrojtjes.

Së bashku u dakorduam për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale, multi-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për të zhvilluar misionin e mbrojtjes së territorit”, ka shkruar Maqedonci.

Të ngjashme