Në veturën e një personit në Fushë-Kosovë, policia gjen marihuanë

Prishtinë | 25 Shk 2024 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në veturën e një personit ka gjetur dhe ka konfiskuar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 10.18 gram.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë.

“Rr. Dardania, Fushë Kosovë / 24.02.2024-00:05. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë 10.18 gram. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raport.

Të ngjashme