Ekonomia Online
FUNDIT

Ngritët aktakuzë për lëndim të rëndë trupor në Rahovec

Ngritët aktakuzë për lëndim të rëndë trupor në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.M, për veprat penale “ lëndim i rëndë trupor” dhe “mbajtje në pronëso, kontroll ose pronësi të paautorizuar të armëve”. Sipas aktakuzës me datën 12.12.2018, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në një autoservis ku ishin duke e rregulluar një automjet, i dëmtuari Z.V kishte gjetur […]

Gjykata Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.M, për veprat penale “ lëndim i rëndë trupor” dhe “mbajtje në pronëso, kontroll ose pronësi të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës me datën 12.12.2018, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në një autoservis ku ishin duke e rregulluar një automjet, i dëmtuari Z.V kishte gjetur një armë.

B.M duke tentuar ta merr armën nga nipi i tij e godet në pjesën e majtë dhe të djathtë të trupit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Armën me të cilën ai ka gjuajtur, i pandehuri ngarkohet edhe për veprën e dytë të lartcekur, njofton Gjykata Themelore e Gjakovës përcjellë Klan Kosova.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Të ngjashme