Një 21-vjeçare, shtetase e huaj, gjendet e vdekur skaj autostradës “Arbën Xhaferi”

Prishtinë | 21 Shk 2024 | 22:49 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë është gjetur pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht më shiritin emergjent.

Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme bashkë me njësitet e tjera përkatëse.

Siç merr vesh Sinjali, viktima që u gjet e vdekur është O. O. (shtetase e huaj), e moshës rreth 21-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se viktima u gjet në shiritin emergjent të autostradës, teksa vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent). Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion.”

Të ngjashme