Një veturë rrokulliset afër Fushë-Kosovës, dy të lënduar

Prishtinë | 23 Maj 2024 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot pasdite në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, një veturë është rrokullisur, ndërsa merret vesh se në aksident janë përfshirë edhe dy vetura të tjera.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Reth orës 16:40, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme