Ekonomia Online
FUNDIT

Pastrohet zona te liqeni i Badocit, “Pastrimi”: Mos hidhni mbeturina, nga aty pimë ujë

Pastrohet zona te liqeni i Badocit, “Pastrimi”: Mos hidhni mbeturina, nga aty pimë ujë

Gjatë ditës së mërkurë, Kompania Regjionale “Pastrimi” në bashkëpunim me organizatën “Let’s Do it Kosova”, pastruan zonën te liqeni i Badovcit. Përmes njoftimit zyrtar, qytetarëve iu bë thirrje që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina kur e vizitojnë liqenin. “Bashkë me organizatën “Let’s Do it Kosova” pastruam zonën te liqeni i Badovcit.  Përfunduam […]

Gjatë ditës së mërkurë, Kompania Regjionale “Pastrimi” në bashkëpunim me organizatën “Let’s Do it Kosova”, pastruan zonën te liqeni i Badovcit.

Përmes njoftimit zyrtar, qytetarëve iu bë thirrje që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina kur e vizitojnë liqenin.

“Bashkë me organizatën “Let’s Do it Kosova” pastruam zonën te liqeni i Badovcit.  Përfunduam një punë të mrekullueshme. Por, kërkojmë nga ju qytetarë që të tregoni kujdes, MOS HEDHNI MBETURINA sa herë e vizitoni, sepse nga aty pimë ujë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme