Ekonomia Online
FUNDIT

Përfshihet nga zjarri një banesë në Skenderaj, arrestohet një person

Përfshihet nga zjarri një banesë në Skenderaj, arrestohet një person

Është përfshirë nga zjarri një banesë në Skenderaj, nga ku nuk është raportuar për të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person. “Rreth orës 03:00 është  pranuar informatë  për një incident zjarri  i […]

Është përfshirë nga zjarri një banesë në Skenderaj, nga ku nuk është raportuar për të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person.

“Rreth orës 03:00 është  pranuar informatë  për një incident zjarri  i ndodhur në një  banesë  në  rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”.

“Lidhur me rastin një  person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të  prokurorit i është  caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet tutje në konfirmim.

Të ngjashme