Pesë pacientë me Coronavirus në Kosovë janë në përkujdesje intensive

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

48 persona me koronavirus aktualisht janë duke u trajtuar  në Klinikën Infektive të Kosovës.

43 prej këtyre rasteve janë në gjendje stabile, teksa pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërkaq, lajmi i mirë është se nga kjo klinikë ku po trajtohen rastet me COVID-19, nuk ka raste të reja tek stafi mjekësor.

Raporti i Infektives:

Bazuar në raportin 24 orësh nga Klinika Infektive e QKUK-së, në këtë klinikë, sot me 24.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 48 raste me Covid-19.

Gjendja e pacientëve me Covid -19, është si vijon:
43 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk kemi raste të reja të infeksionit brendaspitalor.

Të ngjashme