Ekonomia Online
FUNDIT

Policia dhe Dogana aksion në veri, dyshohet për kontrabandë me produkte mjekësore

Policia dhe Dogana aksion në veri, dyshohet për kontrabandë me produkte mjekësore

Policia dhe Dogana janë duke e zhvilluar një aksion në veri në disa lokacione. Cak i këtij aksioni janë disa barnatore që dyshohet se kanë kryer kontrabandë me produkte medicinale nga Serbia. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut. “Do të bëhen të ditur […]

Policia dhe Dogana janë duke e zhvilluar një aksion në veri në disa lokacione.

Cak i këtij aksioni janë disa barnatore që dyshohet se kanë kryer kontrabandë me produkte medicinale nga Serbia.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut.

“Do të bëhen të ditur me kohë detaje tjera rreth aksionit”, tha Elshani.

Organet e rendit në këtë aksion kanë hasur në një sasi të konsiderueshme të barnave, të cilat edhe do të konfiskohen.

Deri më tani nuk bëhet e ditur për ndonjë person të arrestuar.

Të ngjashme